Vrasja e 37-vjeçares Jetlira Elezi/ DETAJE nga ngjarja që tronditi Elbasanin

Një ngjarje e rëndë tronditi Elbasanit gjatë orëve të para të së shtunës. 37-vjeçari Ramis Mici qëlloi me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi, e cila nuk mundi që ti mbijetojë plagëve të marra.

https://www.priza.al/2022/07/30/e-rende-ne-elbasan-37-vjecari-vret-me-thike-bashkejetuesen/

Jetlira Elezi, 37-vjeçarja ishte viktima që u godit për vdekje nga bashkëjetuesi i saj. Ajo gjatë ditës së sotme do të largohej nga banesa. Elezi la pas dy fëmije nga martesa e mëparshme.

https://www.priza.al/2022/07/30/u-qellua-per-vdekje-me-thike-nga-bashkeshorti-i-saj-publikohet-fotoja-e-viktimes-jetlira-elezi/

Autori i kësaj ngjarje të rëndë është Ramis Mici. 37-vjeçari ishte i divorcuar dhe kishte një fëmijë, ndërsa pasi kishte gjetur një banesë me qira në këtë lagje, kishte marrë aty dhe bashkëjetuesen e tij.

https://www.priza.al/2022/07/30/foto-vrasja-ne-elbasan-ja-kush-eshte-37-vjecari-qe-goditi-per-vdekje-me-thike-gruan-e-tij/

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur edhe pronari i banesës ku ndodhi krimi, i cili njëkohësisht është personi që gjeti trupin e pajetë të 37-vjeçares. Në një prononcim për mediat, ai ka deklaruar se e gjeti viktimën të mbuluar nga gjaku, ndërkohë që autori u largua nga banesa. Gjithashtu ai ka pohuar se e reja ishte me urdhër mbrojtje, pasi para disa ditësh Mici e kishte rrahur dhe se ai ishte arrestuar nga policia për dhunën e ushtruar ndaj bashkëjetueses.

https://www.priza.al/2022/07/30/37-vjecarja-ishte-me-urdher-mbrojtje-flet-pronari-i-baneses-ku-ndodhi-krimi-ja-si-e-gjeta-gruan-e-vrare/

Ndërkohë pronarja e banesës Leme Zdrava, ku mbeti e vrarë 37-vjeçarja, ka dhënë detaje tronditëse, ku ka deklaruar se viktima do të largohej sot nga banesa. Gjithashtu ajo tha se e reja i kishte thënë se ishte me urdhër mbrojtje.

https://www.priza.al/2022/07/30/vrasja-ne-elbasan-deshmia-tronditese-37-vjecarja-do-te-largohej-sot-nga-banesa/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *