Ministrja Manastirliu anulon tenderat sipas dëshirës, zero transparencë për ilaçet e qendrave turistike shëndetësore

Edhe pse data shënon 30 korrik, tenderi i barnave shëndetësore për zonat turistike nuk është alokuar. Asnjë reagim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zero transparencë për anulimet preferenciale të Manastirliut.
Nuk u sqarua asnjëherë se përse Ministrja e Shëndetësisë “ktheu mendje”, duke mos lejuar që ky zë në buxhet t’u shkojë në ndihmë qytetarëve, por u anulua.
Ditë të tëra pune të punonjësve të paguar nga shqiptarët shkuan dëm, sepse Manastirliu ndryshoi mendje.


Deri më tani, dikasteri më i lartë i shëndetësisë nuk ka dhënë një përgjigje, përse e ka anuluar këtë tender, i cili afatin e fundit e kishte deri në 22.6.2022.
Disa pyetje lindin për këtë tendër të destinuar për shëndetin e qytetarëve:

• Kush ndërhyri që tenderi të pezullohej?
• Përse u anulua një tender, që vit për vit, ishte i destinuar për qytetarët?
• Ku shkuan lekët për këtë zë nga buxheti e shtetit?

Gazetarët tanë u interesuan, nëpërmjet burimeve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe konfidencialisht, morën një përgjigje.
“Ministrja jonë zgjedh çdo alternativë që është pa lekë, që të mos të preket buxheti, që të kursejë sa më shumë.”
Pikat verore i marrin barnat “borxh” nga qendrat shëndetësore, duke i mbuluar me fondet e tyre dhe buxhetin e alokuar nga FSDKSH-ja. Por problemi vjen më pas, drejtuesit e qendrave duhet të përgjigjen ligjërisht ose edhe me masë administrative, gjoba për cenim të buxhetit, pra vetë shteti e kthen në kaos sistemin shëndetësor. Pavarësisht se Ministria nuk u lë alternativë tjetër, do t’iu kërkojë llogari për zgjidhjet emergjente që kanë bërë qendrat.

 

• Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al, sipas ligjit nr. 35/2016, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi, pa autorizimin e Priza.al, në të kundërt, çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit nr. 35/2016.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *