Vranë vëllezërit Haxhia për paratë e Rinasit, burg për Enver Divën dhe Besian Xhixhën

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit Besian Xhixha dhe Enver Diva, të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, në prill të vitit 2020, në Durrës.Seanca e cila ishte e parashikuar të fillonte në orën 10:30 minuta u shty për në orën 13:00 pasi njëri prej avokatëve të të pandehurit nuk u paraqit në seancë. Sipas burimeve gjatë gjithë seancës asnjë  prej të arrestuarve nuk ka pranuar të flasë para togave të zeza.

Xhixha dhe Diva të dy persona me precedent penal u arrestuan dy ditë më parë në banesat e tyre nga forcat e posaçme RENEA pasi ndaj tyre ishte firmos një urdhër arresti. Ky urdhër erdhi pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Klevis Allës, i cili ka treguar para hetuesve se vrasja ishte e parashikuar ta kryenin Xhixha dhe Diva, por plani dështoi pasi ky i fundit u infektua me ‘flamën’ e vitit.

I penduari rrëfeu se Talo Çela, i shpallur në kërkim kishte lënë një shumë të madhe parash, nga ato të grabitura në Rinas, tek pika e dy vëllezërve Haxhia. Shuma e parave kishte humbur dhe ata kishin kërkuar llogari, por vëllezërit pukjan ishin justifikuar duke thënë se iu kishte ndodhur një grabitje, ku ishin marrë edhe paratë. Nga rrëfimet e  Klevis Alla, fillimisht  janë përmendur si ekzekutorë të dy vëllezërve, Nuredin Dumani nga Kavaja dhe Talo Çela nga Elbasani. Ndërsa Altin Ndoci, shoku i dy viktimave mësohet se nuk ka qëlluar mbi dy djemtë. Por më tej, në një dëshmi tjetër Alla nxjerr në dritë edhe 2 emra të tjerë, të cilët konsiderohen si vrasës me pagesë dhe janë nga zona e Fushë-Krujës. Bëhet fjalë për Besian Xhixhën dhe Enver Divën. Sipas Klevis Allës, ky i fundit sajoi gënjeshtrën e sëmundjes për të mos qenë i pranishëm në skenën e krimit që kishte marrë përsipër të kryente bashkë me Xhixhën! Sipas SPAK këto dy persona akuzohen se kanë krijuar kushtet dhe siguruan mjetet që u përdorën për vrasjen e dy vëllezërve.

Për këtë ngjarje më  herët është arrestuar edhe Altin Ndoci, e ndërsa për Talo Çelën dhe Nuredin Dumani të cilët dyshohen se ishin ekzekutorët ende nuk është arrituar në lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *