VIDEO/ Aksident i trefishtë në Elbasan, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur në Elbasan-Bradashesh këtë mesditë. Automjetet janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën për shkak të shpejtësisë së lartë.

Sipas policisë në këtë aksident janë përfshirë tre persona.  Mjeti tip “Benz” , me drejtues E.K., 62 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur fillimisht me mjetin tip “Toyota ” me drejtues Sh.B., 36 vjeç, banues në Elbasan dhe më pas me mjetin tip  “Audi” me drejtues  J.Sh., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Si  pasojë  e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe një fëmijë i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Audi”, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit, rruga është bllokuar për disa minuta. Ndërkohë forca të shumta policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e aksidentit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *