Viti i ri akademik, Rama uron studentët dhe pedagogët: Ndërkombëtarizimi i universiteteve do t’u bëjë konkurrues me bashkëmoshatarët në BE

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një urim për vitin e ri akademik për çdo student dhe pedagog.

Ai është shprehur se përkushtimi do jetë maksimal dhe angazhimi i vazhdueshëm në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, si dh me ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe pajisjen e studentëve tanë me aftësi konkurruese si të bashkëmoshatarëve të tyre në BE.

“Mirëmëngjesi dhe me urimin për çdo student e pedagog për një vit sa më të suksesshëm akademik, si dhe përsëritjen e angazhimit tonë të vazhdueshëm në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, me ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe pajisjen e studentëve tanë me aftësi konkurruese si të bashkëmoshatarëve të tyre në BE, ju uroj një javë të mbarë.”, shkruan Rama në Facebook.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *