Vitet janë thjesht një numër! Xhoana Nano shkëlqen në 50-vjetorin e lindjes

Të shkëputur prej vitesh nga Shqipëria dhe tashmë e kanë rindërtuar jetën e tyre në Vjenë të Austrisë.

Së fundmi, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, Xhoana është rikthyer në atdhe ku ka festuar dhe 50 vjetorin e lindjes.

Ka qenë makeup artistja, Lili Ismaili që ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të zonjës Nano ku e uron për ditën e saj të lindjes.

“Happy birthday. Koha ka ndaluar për ty”, shkruan ajo krahas fotos dhe vërtet, kjo është e para gjë që i shkon ndërmend çdokujt kur shikon këtë foto: Vitet duket sikur nuk kanë asnjë efekt mbi të!

Xhoana dhe Fatos Nano lidhën kurorë në 9 nëntor 2002, pas ndarjes së tij nga bashkëshortja e parë, Rexhina.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *