Deklarta e fortë e Berishës: Rakip Suli i lidhur me “vrasësin e grave”, Dan Hutrën

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për mediat, bëri një denoncim të fortë sa i takon autorit të masakrës së 1 marsit në Paskuqan, Dan Hutra, i cili njihet ndryshe edhe si “vrasësi i grave”. Berisha deklaron se Dan Hutra ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rakip Sulin.

Ai shton më tej se në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz. Berisha deklaron se Rakip Suli i kishte dhuruar Dan Hutrës një apartament në pallatet që po ndërton Arben Maloku, që ka bërë një masakër me votat e Zall Herrit.

“Do ju sjell mesazhin e një qytetari nga Kamza: Zoti Berisha, do ju vë në dijeni të një fakti kriminal të masakrës elektorale në Kamëz. Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rrakip Sulin. Vrasësi i grave, natën vidhte banesa, kurse ditën vidhte vota dhe kërcënonte me jetë demokratët që të mos dilnin në votime.

Pas masakrës ndaj grave, Rakip Suli ka zhdukur dosjen e Dan Hutrës. Ka dëshmi dhe fakte se Dan Hutra drejtonte një nga bandat kryesore të mbledhjes së votave për Rakip Sulin.

Në Këshillin Bashkiak të Kamzës, ka pasur propozim për t’i vendosur emrin e Dan Hutrës një rruge në Kamëz.

Propozimi është zhdukur me shpejtësi nga banda e Bashkisë së Kamzës. Rakip Suli i kishte dhuruar Dan Hutrës në pallatet që po ndërton Arben Maloku, që ka bërë një masakër me votat e Zall Herrit.

Dan Hutra figuronte patronazhist i PS-së, kreu i një grupi kokaine në Holandë. Kishte nisur të pastronte paratë në ndërtim. Sot kontrollon trafikun e drogës dhe votave nga burgu. I vetëm i burgosur që shpenzon deri në 5 milionë lekë në muaj. Praktikisht Dan Hutra është drejtori i burgut të Rilindjes.”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *