Vijon pushtimi i vendit nga i nxehti afrikan, çfarë moti ju pret sot në Shqipëri

I nxehti afrikan do të jetë edhe zot mbizotërues në të gjithë Shqipërinë. Sipas Meteoalb, vala e nxehtë që ka përfshirë prej ditësh rajonin e Ballkanit do të diktojë edhe në Republikën e Shqipërisë mot të kthjellët por të nxehtë.

Meteoalb shton se mbrëmja sjellë kalime vranësirash në zonat Verilindore dhe Juglindore. Por, reshje nuk ka. Temperaturat pritet të rriten sërish gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga 13°C deri në 37°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 40-45 km/h, nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *