Vidhet gjatë natës ‘Range Rover’-i në Tiranë, gjendet pas 4 orësh në Fushë-Krujë

Një mjet që është vjedhur në Tiranë, është gjetur pas 4 orëve në Fushë-Krujë. Burimet paraprake, ende jo zyrtare njoftojnë se makina e tipit “Range Rover” është vjedhur mbrëmjen e djeshme, në zonën e Astirit në Tiranë.

Mjeti në fjalë është gjetur pas 4 orëve në Fushë-Krujë. Ende nuk dihet se kush kanë qenë autorët e grabitjes së mjetit.

Identiteti i pronarit të mjetit nuk është bërë publik, ndërsa uniformat blu po vijonë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *