Videoja e të riut shqiptar po ‘thyen’ rrjetin, Zuckerberg i dërgon mesazh

Një video e krijuar nga një i ri shqiptar, ku tregon perlat e Shqipërisë në pak minuta, duket se ka marrë vemendjen e Mark Zuckerberg. Erald Halili ka nxjerrë në dritë ato pamje nga Shqipëria, ku pak kush i dinte. Jo të gjithë i kanë patur mundësitë për të bërë një tur në Shqipërinë tonë të vogël, por mjaft të bukur.

Dhe kjo video përcjell jo vetëm emocion, por na shton edhe më tepër krenarinë se trojet tona janë po kaq të bukura, ndoshta edhe më të bukura se shtetet tona fqinje.

‘Mjeshtri’ i kësaj videoja, Erald Halili, ka ndarë në InstaStory suksesin e radhës, ku vihet re mesazhi që i ka dërguar Mark Zuckerberg.

Ky i fundit, i thotë “Çfarë po ndodh në Shqipëri në këto momente? Unë kam parë postimin tënd kudo në Instagram Stories. Urime”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *