VIDEO+16/ Ishte me shpejtësi skëterrë! Momenti i tmerrshëm kur ‘i forti’ i Yzberishtit përplaset për vdekje në bulevardin ‘Migjeni’  

KUJDES! Pamje të rënda +16!

Një ditë pasi ai humbi jetën në mënyrë tragjike jo nga plumbat e hasmit, por nga një aksident banal që u shkaktua për shkak të shpejtësisë, kanë dalë edhe pamjet e videos.

Pamjet e tmerrshme të aksidentit të ndodhur mesditën e djeshme në zonën Yzberishtit, në Tiranë, tregojnë se si në bulevardin “Migjeni” humbi jetën Fatmir Avdillari, teksa lëvizte me motorin e tij.

Siç shihet në video, “Xubi” i Yzberishtit, siç njihej ndryshe viktima, udhëtonte me motor me shpejtësi tejet të lartë.

Ndërsa një makinë po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës, motori i Avdillarit vjen me shpejtësi marramendëse dhe përplaset me të.

Përplasja ka qenë aq e fortë, saqë drejtuesi i motorit nuk ka pasur asnjë mundësi mbijetese, por ka fluturuar dhe para se të shembej mbi asfalt ka goditur edhe një tjetër automjet në pjesën e parme dhe më pas ka rënë ku dhe ka gjetur vdekjen, duket të menjëhershme.

https://www.youtube.com/watch?v=MnXZp7Gw1os

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *