VIDEO/ Tentoi të vjedhë ushqim, por u kap nga pronarja! Reagimi i qenit bëhet viral në rrjetet sociale

Përpjekja mbresëlënëse e një qeni për të vjedhur ushqim nga banaku i kuzhinës u bë virale. Pronarja i Golden Retriever Beck, filmoi qenin duke marrë një enë me ushqim. Qeni qëndron në këmbët e pasme dhe shtrin putrat  drejt enëve plastike pranë mikrovalës, në të cilën ndodhet ushqimi.

 

Ai arrin të kapë një dhe dukej i sigurt se plani i tij funksionoi, por, fatkeqësisht ai u kap mat.

‘Jooo, e pabesueshme. Çfarë mendon se po bën?’,- ka thënë gruaja që po filmon, ndërsa qeni qëndron me tasin e kapur me dhëmbë, totalisht i befasuar dhe i trishtuar.

 

 

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *