VIDEO/“Sa më pak arte marciale”, aktori Gaz Paja thumbon Metën

Aktori Gaz Paja, gjatë një takimi në Tiranë me Veliajn e një sërë personazhesh të njohur të artit e skenës, ka përcjellë një mesazh thumbues ndaj kreut të shtetit, Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij, në një moment i kthehet situatës së djeshme, në atë se çfarë ndodhi në zyrat e FRD-së. Ai tha se është koha që “artet marciale” të lihen mënjanë, dhe të përkrahen zhvillimet në Tiranë.

Duke folur në takimin që kryebashkiaku Veliaj zhvilloi me një grup banorësh dhe artistësh, Gaz Paja u shpreh se ndryshimet në kryeqytet janë të prekshme dhe inkurajoi që punët e mira të vijojnë të çohen përpara.

Min 21:45 

“E shoh përditë ndryshimin, dhe do përpiqem t’ju inkurajoj me gjithë forcën që më karakterizon, që të bëni këto punët e mira. Kurajo, ne na keni nga pas! Artet marciale të bëhen sa më pak, të bëjmë këtë që ju keni nisur”, tha Gaz Paja.

Kreu i shtetit është përplasur dje fizikisht me Policët Bashkiakë. “Mollë sherri” u bë një letër e Bashkisë së Tiranës drejtuar partisë ‘Fryma e Re Demokratike’, të cilës i kërkonte që të lironte zyrat e saj. Në kohën kur Policët Bashkiakë i kërkonin FRD-së lirimin e zyrave që janë në pronësi të shtetit, krejt papritur është shfaqur presidenti Meta. Ai është përplasur fizikisht me efektivët e Policisë Bashkiake, ndërsa u ka kërkuar që të largohen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *