VIDEO/ ‘Qui comandiamo noi! Albania’! Emigranti nga Kosova flet italisht dhe konfliktohet me serbin në Kroaci, ky i fundit e godet…  

Një kacafytje ka ndodhur ditën e sotme në kufirin Kroaci-Serbi, mes një emigranti me gjasë nga Kosova dhe një shtetasi serb i cili ishte brenda autoveturës së tij. Në videon e mëposhtme, shihet shqiptari, i cili i ka shkuar te makina personit serb dhe e ngacmon me fjalë dhe gjeste herë në gjuhë shqiptare dhe herë në italisht.

Video nga konflikti është publikuar edhe në rrjete sociale, ku pretendohet se gjithçka ka ndodhur pas disa provokimeve mes dy të përfshirëve.

Shqiptari dëgjohet që i drejtohet personit nga Serbia me fjalët: “Siamo in Albania! Qui comandiamo noi… Albania! Jam shqiptar unë…”

Më pas e ofendon shtetasin serb që mundohet të ruaj qetësinë, por më pas e godet shqiptarin me derën e makinës.

Shqiptari i afrohet burrit tjetër në makinë, ndërkohë që ky i fundit del prej saj dhe nis të përplaset fizikisht me të riun.

Nuk dihet nëse përleshja mes tyre është përshkallëzuar në një dhunë më të ashpër, por pamjet e këtij momenti kanë marrë shumë reagime në rrjet.

Edhe pse video deri diku merr nuanca komike, nacionalizmi dhe shpirti ballkanas tregon se sa e brishtë është bashkëjetesa mes popujve në këtë rajon.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *