Video për të mos u humbur! Aksidenti bën xhiron e botës, makina “fluturon” dhe “parkohet”

Një aksident i frikshëm i ndodhur në Kinë para disa ditësh ka bërë xhiron e rrjetit dhe videoja e kapur nga kamerat e sigurisë është bërë virale kudo në botë. Në pamjet e kapura nga kamerat duket sikur shoferi humb kontrollin dhe ‘fluturon’ në ajër duke parkuar mjetin në mënyrën më të jashtëzakonshme të mundshme.

Ngjarja ka ndodhur më 9 janar në një bulevard qendror në kryeqytetin kinez, Pekin. Shoferi u plagos lehtë, por të paktën tre makina u shkatërruan dhe dy të tjera u dëmtuan rëndë.

Makina u ul në atë mënyrë në parkingun e zbrazët, sa që imazhi përfundimtar nuk mund të tregonte se si ndodhi aksidenti. Policia dhe pronarët e makinave të dëmtuara iu desh të shikonin pamjet nga kamerat e sigurisë për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *