VIDEO/Për herë të parë në Shqipëri, një platformë që do menaxhojë transportin

Për herë të parë në Shqipëri, platforma digjitale e transportit rrugor ndërqytetas përmes e-Transport do të menaxhojë dhe monitorojë fluksin e qytetarëve. Rama njofton se kjo platformë do të menaxhojë fluksin e udhëtarëve për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit. Kjo platformë inovative, do sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri.

Aplikacioni falas për 520 linja dhe 2.282 mjete. Transporti publik në Tiranë shoqërohet mes kaosit dhe mungesës së kushteve. Shpesh qytetarët janë ankuar për mos respektimin e orareve nga linjat e transportit, duke sjellë vonesa me orare të zgjatura.

Situata paraqitet me probleme më të mëdha në linjat që shkojnë deri në periferi të Tiranës. Po sipas qytetarëve, problem mbeten oraret që nuk respektohen, fluksi i udhëtarëve dhe mosndezja e kondicionerëve. Disa linja në kryeqytet, sidomos ato që përshkojnë një itinerar të gjatë, kanë mbingarkesë në pasagjerë dhe janë shumë të rrallë. Po kështu, në asnjë stacion nuk janë të publikuara oraret se kur kalon autobusi.

Njoftimi

MIRËMËNGJES

Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport.

Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri!

Modul biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit

APLIKACIONI FALAS për:

520 linja

242 operatorë

2,282 mjete

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *