VIDEO/Pandemia ndryshon ‘rregullat’, në stadium lejohen vetëm 8 tifozë

Pandemia na ka detyruar që të jetojmë në rregulla të ashpra. Të qëndruarit në stadium për një farë kohe ka qënë e pamundur, ndërsa tifozëve u është dashur që të presin deri në një urdhër të dytë.

Në një stadium në Suedi kanë qënë të pranishëm vetëm 8 tifozë, sipas rregullave. Ndryshe nga çfarë jemi mësuar më herët, ku stadiumi ka qënë i tejmbushur, tashmë ‘rregullat e lojës’ kanë ndryshuar.

Në stadium në Suedi lejohen vetëm 8 tifozë, sipas vendimit të qeverisë në këtë vend. Në stadium do të lejohen aq persona sa lejohen edhe në ambiente të hapura, pra 8.

AIK luajti ndeshjen e parë me Degerfors 3 ditë më parë, dhe në stadium ishin 8 tifozë, të cilët respektuan në maksimum rregullat duke ruajtur distancën mes tyre. Në fundin e ndeshjes, pasi AIK-u triumfoi me rezultatin 2-0, lojtarët shkuan të festonin me ata pak tifozë që ishin në shkallët e stadiumit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *