Mediat botërore jehonë një rasti të pazakontë/ Prindi kërkon të martohet me fëmijën e tij, padi ndaj ligjit që ndalon incestin

Po, unë pranoj të martohem ligjërisht me fëmijën tim…

Një banor i Nju Jorkut që dëshiron të martohet me pasardhësin e tij maxhoren, ka ngritur një padi për të përmbysur ligjin që ndalon incestin, duke e cilësuar ate si një çështje të ‘autonomisë individuale’. Prindi ka kërkuar të mbetet anonim, sepse kërkesa e tyre është një veprim që shoqëria e konsideron të neveritshëm nga ana morale, shoqërore e biologjike.

“Nëpërmjet lidhjes së qëndrueshme të martesës, dy persona, çfarëdo marrëdhënie që ata mund të kenë me njëri-tjetrin, mund të gjejnë një nivel më të lartë të shprehjes, intimitetit dhe lidhjes shpirtërore”, deklaroi prindi në kërkesën ndaj gjykatës federale të Manhattan-it të paraqitur më 1 prill.

Dokumentet juridike tregojnë vetëm marrëdhënien e dy personave, pa dhënë identitetin e tyre, gjininë, moshën.

Prindi biologjik kërkon të martohet me fëmijën e tij që është në moshë madhore. Incesti është krim i shkallës së tretë sipas ligjit të Nju Jorkut, dhe dënohet me 4 vite burg. Martesat brenda së njëjtës familje konsiderohen të pavlefshme, dhe bashkëshortët mund të përballen me gjobë.

Sipas Zyrës së Nënpunësit të qytetit, licensat e martesës në pesë Bashkitë kërkojnë që bashkëshortët të rendisin prindërit e tyre biologjikë dhe të vërtetojnë se nuk ka pengesa ligjore për martesën. Në vitin 2014, një gjykatë e Apelit u përball me rastin e një gruaje që ishte martuar me gjysmë vëllanë e saj. Por gjithsesi, rasti i atëhershëm nuk ishte kaq i rëndë sa ky prind që kërkon të martohet me fëmijën e tij.

“Ka raste të njohura të prindërve, të cilët janë ndarë nga fëmijët e tyre kur kanë qenë foshnje, vetëm për t’u ribashkuar dekada më vonë dhe të nisin një lidhje romantike”, tha profesorja e drejtësisë Sylvia Law.

Burimi i lajmit: https://nypost.com/2021/04/10/new-york-parent-seeks-ok-to-marry-their-own-adult-child/

Përshtatur nga “Priza.al”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *