VIDEO/ Mevlani e pranon live: Kam fjetur me njërën nga vajzat e Për’puthen

Miqësia midis gazetarit e opinionistit të Për’puthen’ me një nga ish-konkurrentët Mevlan Shabën, është vënë re gjatë emisionit, por edhe më tej. Mevlani është konkurrenti që duket se Arjani e ka pasur më shumë për zemër se të tjerët dhe ata ende e ruajnë miqësinë e tyre.

Dje Arjani dhe Mevlani zhvilluan një live në TikTok me një tjetër ish-konkurrent dhe gjatë bisedës, ndjekësit po i kërkonin Arjanit të tregonte ndonjë histori me Mevlanin.

‘Më merr në cel, më thotë a je në shtëpi, jam i them, më vjen te shtëpia dhe pas dy minutash bie prap zilja dhe kur shoh unë ishte një nga ato të Për’puthen: Po ti moj i thashë çfarë do këtu? Jam me Mevlanin tha ajo. Hajt i thash më dilni përjashta, mu futën me zor në shtëpi të dy. Me njërën nga ato ‘nuset’, nuk e tregojmë. Erdhën në shtëpi dhe nuk dilnin më i thashë unë tani duhet të ikni, po s’ma mbante dhe nga ajo se ishte shumë e fuqishme (qesh). Po kështu bën ky pa të lajmëruar.’

Mevlani ndërkohë thotë: Ja te ky divan, Arjani qesh dhe nuk do që ai të tregojë më shumë, madje Arjani shpresonte që ‘live’ mos ta regjistronin, por ndjekësve nuk iu shpëtoj ky detaj. Nuk u tha me kë ka ndodhur kjo situatë, por të gjithë aluduan sigurisht për Ledjanën ose Antonelën, e cila momentalisht ndodhet në ‘Big Brother VIP’.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *