VIDEO/ Dita nis me aksident! Parakalim i gabuar, dy ‘Benz-a’ me targa të Kosovës përplasen ‘kokë më kokë’. Tre të plagosur në Fushë Krujë-Milot

Një aksident mes dy automjeteve me targa të Kosovës ka ndodhur në autostradën Fushë Krujë-Milot.

Sipas Policisë, mjetet ishin dy ‘Mercedes-Benza’ dhe një prej tyre me shpejtësi të madhe bëri një parakalim të gabuar.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Ato ishin tre vajza të reja që mbetën të plagosur mëngjesin e sotëm në autostradën Fushë Krujë-Milot. Ato u plagosën nga përplasja që ndodhi mes dy mjeteve tip ‘Benz’.

Featured image of article: Kishin ardhur për pushime nga Kosova! PAMJET nga aksidenti në Fushë Krujë-Milot, momenti kur merren dy ‘Benz’-at, tre vajzat dërgohen në spital

2 makinat me drejtues A. Sh. dhe F. K janë përplasur dhe për pasojë janë plagosur pasagjerë A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe. Tre vajzat janë dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Në videon e publikuar nga ‘Balkan Web’, shihen momentet kur merren dy mjetet që u përfshinë në aksident.

Policia e Krujës njoftoi se aksidenti ndodhi në orën 7:00:

“Më datë 11.08.2021, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tapizë-Derven, janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *