Video/ Digjet makina në aksin Tiranë-Elbasan, shikoni se si shkrumbohet!

Një automjet raportohet se ka marrë flakë pasditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan. Makina  ndodhet pranë TEG-ut, ndërkohë që ende nuk dihet se se cilat janë shkaqet e flakës.

Nga pamjet e ardhura në redaksinë e ‘Priza.al’, shihet se si shtëllunga të zeza tymi ngrehen në ajër teksa makina është e përfshirë tërësisht nga flakët. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po monitoron trafikun, por ende nuk shihet të kenë shkuar forcat e zjarrfikëses.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *