Video/ Beniada dhe Einxhel ‘nxehin’ temperaturat në BB duke kërcyer ‘twerk’

Banorët e Big Brother VIP po vazhdojnë të përballen me sfida e prova të ndryshme. Prova e kësaj jave e caktuar nga “Vëllai i Madh” kishte të bënte me vallëzim në çift, gjersa edhe në këtë nuk munguan të qeshurat dhe argëtimet në mes tyre.

Derisa është lëshuar një muzikë, modelja Beniada Nishani dhe prezantuesja Einxhel Shkira filluan të kërcenin e madje të bënin edhe ‘twerk’.

Kjo shkaktoi brohërima nga banorët e tjerë, derisa po darkonin bashkë jashtë e po bisedonin. Në videon e publikuar në faqen zyrtare të BBV, reagimet kanë qenë të menjëhershme për veprimet e dy artisteve.

Bukuroshet siç shihet kanë një raport të afërt me njëra-tjetrën, përkundër se në këtë spektakël ka në mes edhe shumë polemika e grupacione. Sidoqoftë, Beniada qëndron në shtëpinë më të famshme që nga fillimi teksa Einxhel ka pak ditë që i është bashkuar yjeve të tjerë. Banorët duhet theksuar se do qëndrojnë deri në janar dhe garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *