VIDEO/ Aksident tragjik në Tunelin e Kalimashit! Nga parakalimi i gabuar një shtetase humb jetën, 4 të tjerë plagosen    

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në brendësi të Tunelit të Kalimashit, ku nga manovra e gabuar e një autoveture ka ndodhur një aksident fatal me një tjetër autoveturë brenda tunelit.

Nga kjo përplasje ka pasur një të vdekur dhe të paktën 4 të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë brenda tunelit, në rrugën që të sjell nga Kukësi për në drejtim të Tiranës.

Shërbimet e policisë, urgjencës dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë sapo kanë marrë njoftimin në vendngjarje.

Sipas policisë, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë, një pasagjere nga Shkopeti ka ndërruar jetë.

Katër pasagjerët e tjerë janë plagosur e janë dërguar për kurim në Spitalin e Kukësit.

VD-Aksidenti në tunelin e Kalimashit, Policia: 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Njoftimi i policisë:

“Kukës/ Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë  përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash-Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”.




/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *