Vetting-u në politikë/ Basha jep mesazhin e fortë: Fund pandëshkueshmërisë! Ta pastrojmë politikën nga…  

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka nisur ditën e sotme me një mesazh të fortë politik drejtuar rivalëve të tij që ai i konsideron tashmë si pjesa “e politikës së vjetër”.

Basha thotë se, Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë dhe kjo për shkak se jemi vendi më i korruptuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha, shkruan se, duhet bërë vetting-u në politikë, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të pastruar politikën.

Sipas Bashës, ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duhet të largohen.

Duke zgjedhur “Twitter”-in, lideri demokrat, tha se, duhet të pastrohet politika nga ata që kanë abuzuar në gjithë këto vite si me pushtetin, ashtu dhe me politikën apo votën e shqiptarëve.

Ja mesazhi i plotë i kryedemokratit Lulzim Basha:

“Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkuruese, e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjëve që ëndërrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish.#vettingnëpolitikë”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *