Veliaj vijon ‘rrugën’ drejt fitores, thellon diferencën ndaj Këlliçit

Numërimi i kutive të votimit tregon fitoren e padiskutueshme të Erion Veliajt në Tiranë.

Aktualisht ai ka thelluar fitoren me 30 mijë vota diferencë me kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Belind Këlliçi.

Sipas të dhënave zyrtare, Veliaj deri në këto momente ka 82 557 vota, ndërsa Këlliçi 30 mijë më pak, vetëm 53213 vota.

Deri më tani është konfirmuar fitorja e socialistëve në Vorë, Kamëz dhe në Rrogozhinë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *