Veliaj: Çfarë i lidh demokratët me Metën?

Drejtuesi i Partisë Socialiste të Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh kandidati i kësaj force për bashkinë e kryeqytetit, ishte në Laprakë ku zhvilloi një takim me banorët e Njësisë 11. Në fjalën e tij ai theksoi se shumicën e demokratëve nuk i lidh asgjë me Ilir Metën.

“A ka poshtërim me të madh që i bëhet çdo demokrati, që njeriu që ka dhunuar më shumë të djathtën, që ka fyer më shumë demokratët, që ka përçudnuar dhe sabotuar çdo qeverisje të së djathtës në Shqipëri, sot i thuhet votoni Ilir Metën, sepse në fletë votimi kandidatët, emri, kryesia e atij koalicioni të non gratave dhe fuksave është e Ilir Metës. Nëse ka demokrat që pranon të fyhet në këtë mënyrë, unë nuk kam çfarë them më”. – tha Veliaj.

Më herët Veliaj ishte edhe në Njësinë 10, ku theksoi se vota për socialistët është votë për punën.

“Fakti që kemi punuar çdo ditë, është garanci se edhe në datën 15 Maj, edhe datën 16 Maj, edhe në qershor, në korrik, në gusht, do të jemi duke bërë këtë punë.. Ka gjithmonë njerëz që do gjëjnë alibi pse s’duhet punuar, pse duhet të shkojmë mbrapa. Unë besoj se qyteti ka parë hajër nga puna jonë.” – u shpreh Veliaj. 

Veliaj që kandidon për një mandat të tretë, tha se me investimet e kryera nga Bashkia e Tiranës gjatë këtyre viteve, vlera e pronës në kryeqytet është 3-fishuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *