“Të degjeneruar” Rusia kërcënon Britaninë e Madhe: Armiq të përjetshëm, armët tona…

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, është shprehur se Britania është armiku i përjetshëm i Rusisë.

Komentet ai i bëri në kundërpërgjigje të sanksioneve që Britania e Madhe vendosi ndaj pesë shtetasve rusë gjatë ditës së sotme.

Sipas mediave të huaja, në aplikacionin  ‘Telegram’ ish-presidenti rus e quajti monarkinë britanike “të degjeneruar” dhe i quajti kryeministrat e kaluar Theresa May, Boris Johnson dhe atë aktual, Rishi Sunak “krijesa shumë të çuditshme”.

“Britania ishte, është dhe do të jetë armiku ynë i përjetshëm. Në çdo rast, derisa ishulli i tyre i paturpshëm dhe me lagështirë të neveritshme të shkojë në humnerën e detit nga vala e krijuar nga sistemi më i fundit i armëve ruse. Le të jetë, siç kënduan Beatles …”, tha Medvedev.

Që pas nisjes së luftës në Ukrainë, në 24 shkurt të vitit të kaluar, përplasjet në distancë mes Rusisë dhe Britanisë kanë qenë shumë të mëdha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *