“Vaksinimi i detyrueshëm për të hyrë në auditor”/ Rama mesazh studentëve në prag të vitit akademik

Kryeministri Edi Rama u ka rikujtuar edhe një herë të gjithë studentëve që të futen në auditorë këtë vit të ri akademik do të duhet të jenë të gjithë të vaksinuar. Për këtë arsye, janë ngritur pika vaksinimi në çdo universitet të vendit. Rama shkruan se kjo është një garanci më shumë për të vit shkollorë për të sigurt.

Kreu i qeverisë shton se tashmë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES
dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *