“Vaksinat në Shqipëri, të skaduara”, ISHP reagon ndaj akuzave të Shehut: Janë të sigurta

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka ngritur pretendimin se vaksinat e ardhura në Shqipëri janë të skaduara. Pas këtyre deklaratave, ka ardhur dhe reagimi nga Instituti i Shëndetit Publik. Nëpërmjet një njoftimi, ISHP e ka konsideruar këtë denoncim si një përpjekje të dështuar për të dekurajuar qytetarët nga e vetmja zgjidhje, për t’i dhënë fund pandemisë dhe t’iu rikthyer jetës normale.

Në njoftim saktësohet se vaksinat janë të sigurta, dhe janë sjellë në Shqipëri brenda të gjitha standarteve të ruajtjes.

“Përdorimi i procesit të vaksinimit për qëllime të fushatës zgjedhore është një përpjekje e dështuar, për të dekurajuar qytetarët nga e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë, dhe për t’ju kthyer jetës së dëshiruar prej 14 muajsh.

Vaksinat janë të sigurta, janë sjellë në Shqipëri brenda të gjithë standarteve të ruajtjes”, sqarohet në njoftim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *