Vaksina bën mirë apo nuk bën mirë?/ Mjeku Kita Sallabanda: Asnjë shkencëtar nuk di ç’ndodh pas 5 vitesh!

Kita Sallabanda është doktor shqiptar që jeton prej vitesh në Spanjë. Ai është i specializuar në neurokirugji dhe radiokirurgji dhe është pjesë e stafit të qendrës mjekësore “Genesiscare Madrid- Arturio Doria “ dhe në spitalin “San Carlos”, Madrid. Sallabanda, gjithashtu është president i Shoqatës Spanjolle të Radiokirurgjisë dhe Komitetit Neuro-Onkologjik në Madrid.

Mjeku Kita Sallabanda në një lidhje në emisionin “Opinion”, tha se ne nuk kemi të dhëna shkencore se çfarë do  të ndodhë në të ardhmen me fëmijët nënat e të cilëve vaksinohen në shtatzëni. Por ai theksoi se të dhënat eksperimentale janë në favor të vaksinimit dhe se fëmijët nëna e të cilëve është vaksinuar janë me antikorpe të Covid 19.

“Nuk kemi të dhëna se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me fëmijët, seopse nuk kemi të dhëna shkencore dhe tani kemi fillkuar të vaksinojmë gratë. Unë dua të raportoj një studim nga British Journal që thotë se rekomandohet vaksinimi tek gratë shtatzëna sepse përmes placentës antikorpet transmetohen tek fëmijët.  Se çfarë do ndodhë me fëmijët nuk kemi të dhëna shkencërisht të vërtetuara. Kemi parë se fëmijët nëna e të cilëve është vaksinuar janë me antikorpe të Covid 19”, tha mjeku.

I pyetur lidhur me ndikimin që vaksina mund të ketë në fertilitet, mjeku tha: 

“Është debat i madh dhe të gjithë thonë: çfarë efekte afatagjata ka vaksina? Asnjë shkencëtar sot e kësaj dite nuk është në gjendje të thotë se çfarë efekte afatgjate ka vaksina, sepse nuk kemi bërë 1 vit nga vaksina. Të flasësh se çfarë do të ndodhë këtu e 5 vjet do të thotë të abuzosh. Por të dhënat eksperimentale janë në favor të vaksinimit. Janë vërtetuar se fëmiëjt kanë mbrojtje dhe sipas të dhënave që kemi sot nuk ka probleme për lindje. Unë kam patur të sëmurat e mia që kanë bërë vaksinë, kanë ngelur shtatzanë dhe nuk kanë patur probleme”.

/Burimi: KlanTv/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *