Ura drejt shembjes, banorët e fshatrave Skurraj e Shkopet: Mbahemi nëpër kavo, rrezikojmë të biem poshtë

Ura që lidh fshatrat Skurraj dhe Shkopet është dëmtuar.

Kjo urë është ndërtuar rreth 25 vite më parë, pasi rruga që lidh këto dy fshatra është shumë e gjatë. Ura pasarelë i është nënshtruar dy herë rikonstruksionit, në vitin 2014 dhe në 2017 nga organizata jofitimprurëse, nga komuna dhe nga vetë banorët.

Këta të fundit shprehen të frikësuar, pasi dëmtimi i urës është i madh ku dhe për pasojë i rrezikohet jeta. Banorët pohojnë se ecin me kavo, në mënyrë që mos të bien në lumin Mat

“Këtu ka shumë rrezik se dimri është i fortë dhe ka për ta hedhur urën. Skurraj është fshat turistik dhe këtu ka vite që vijnë turistë të huaj. Në këtë urë bëjnë dhe video-klipe për dasma për fejesa. Kalohet me shumë vështirësi, mund të biesh poshtë. Lidhen dy fshatrat dhe varrezat. Rrezikohen moshat e treta, se kalojnë shumë. S’është vetëm për ne, por dhe për turistët që duan të eksplorojnë natyrën. Jemi dhe një ndër 100 fshatrat turistikë. Kemi bërë kërkesë dhe në Bashki, për të rregulluar urën. Nuk na ka marrë parasysh”, shprehet një prej banorëve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *