Emri/ Nxori nga pusi dy burrat në Mallakastër, plagoset zjarrfikësi

Ngjarje e rëndë ishte ajo në Mallakastër ku dy persona mbetën të bllokuar në pus, pasi një prej tyre humbi jetën.

Lidhur me ngjarjen mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një zjarrfikësi, Albens Zotaj i cili bëri të mundur nxjerrjen e personave nga pusi, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku shtetasit Veliaj dhe Bledar Bregu kishin hyrë për të pastruar pusin, por u bllokuan brenda.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në fshatin Lofkënd, Mallakastër, njoftohemi se në spitalin e Ballshit ka ndërruar jetë shtetasi B. V.

Shtetasi B. B. dhe shtetasi A. Z., 44 vjeç, (zjarrfikësi që nxori dy shtetasit nga pusi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor), u transportuan në spitalin Rajonal Fier.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *