Ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot!

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i ndikimit të qarkullimit ciklonar dhe i depërtimit të masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë polare.

Moti do të jetë fillimisht me alternime vranësirash më pas në orët e para të dites e në vazhdim pritet mbizotrim i motit të kthjellët. Në zonën e Alpeve, në verilindje dhe në jug priten reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar në orët e para të 24-orëshit. Në orët e mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve të borës në të gjithë territorin, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Vlen për t’u theksuar prezenca e ngricave të forta në akset rrugore.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdet e lugina fiton shpejtësi e bëhet hera-herës intensive 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *