Ukraina u shpall fituese e “Eurovision 2022”, reagon Zelensky: Jam i sigurt se fitorja jonë ndaj Rusisë nuk është larg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka premtuar do të bëjnë më të mirën për të pritur festivalin e këngës Eurovision që do të mbahet vitin e ardhshëm në Ukrainë.

Fituesi i këtij kompeticioni pret finalen e vitit të ardhshëm, por me luftimet e ashpra që vazhdojnë ende në Ukrainë ngelet e paqartë se ku do të mbahet festivali në vitin 2023.

Zelensky ka falenderuar orkestrën Kalush për performancën, ku edhe çuan fitoren në Kiev. Sakaq, ka falenderuar dhe të gjithë ata që votuan për Ukrainën, nëpërmjet një postim në rrjete sociale.

“Jam i sigurt që korda jonë fitimtare në betejën me armikun nuk është larg”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *