“Masakër” në SHBA/ 10 të plagosur dhe 3 viktima, dyshohet për krim me motive raciste

Krim me përmbajtje raciste në New York, shkon në 10-të numri i të plagosurve ku i riu hyn me armë në supermarket dhe hap zjarr, 10 të vdekur, 3 të plagosur.

Mësohet se dhjetë persona janë vrarë nga të shtëna me armë në shtetin e Nju Jorkut që po hetohet si një krim urrejtjeje me motive racore.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka dënuar atë që ai e quajti një sulm “të neveritshëm”.

“Ne po hetojmë këtë incident si një krim urrejtjeje dhe një rast të ekstremizmit të dhunshëm me motive racore,” tha në një konferencë për shtyp Stephen Belongia, agjenti përgjegjës i zyrës së FBI-së në Buffalo.

I dyshuari besohet se ka drejtuar për disa orë me makinë për të arritur në zonën kryesisht ku jetojnë komuniteti me ngjyrë. Trembëdhjetë persona u qëlluan në total dhe shumica e viktimave ishin me ngjyrë, tha komisioneri i policisë së Buffalo Joseph Gramaglia. Duke folur për CBS, një burim policor pretendoi se djali kishte bërtitur sharje racore gjatë të shtënave.

Tre persona që mbetën të plagosur, të cilët punonin të gjithë në supermarket nuk kanë pësuar lëndime serioze për jetën. Një oficer policie në pension, i cili punonte si roje sigurie, u përpoq të qëllonte të dyshuarin, por ishte në mesin e të vrarëve, thanë zyrtarët.

“Dyqani ishte plot. Ishte fundjavë,” tha Grady Lewis, i cili u bë dëshmitar i sulmit. “Ishte një makth”. Duke përshkruar pasojat e sulmit, një oficer policie i tha Buffalo News:

“Është si të ecësh në një film horror, por gjithçka është e vërtetë. Është si Harmagedoni”.

Nga ana tjetër guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul tha se i dyshuari ishte një “supremacist i bardhë që është përfshirë në një akt terrorizmi”. Në një deklaratë, presidenti amerikan Joe Biden tha se ai dhe Zonja e Parë po luteshin për viktimat dhe familjet e tyre.

Burimi: BBC

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *