Uji i Syrit të Kaltër drejtë Korfuzit? Ministria e Mjedisit sqaron situatën

Pas lajmit të publikuar në media se uji i Syrit të Kaltër, do të furnizonte ishullin grek të Korfuzit, ka reaguar Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e cila deklaron se nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe pretendimet e mediave janë të pavërteta.

Gjithashtu Ministria thekson se Syri i Kaltër është  një pasuri natyrore e vendit dhe se në janar të këtij viti është shpallur si “Park Natyror”, për ta mbrojtur këtë të fundit.

Njoftimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit:

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nisur nga disa lajme të përhapura në media të ndryshme mbi një propozim/memorandum teknik të supozuar të furnizimit me ujë me transferim burimi nga Syri i Kaltër drejt Korfuzit, sqaron:

Nuk ka asnjë marrëveshje të tillë dhe as nuk ka pasur diskutime për një projekt të ngjashëm sipas lajmit të përhapur nga mediat. Pretendimet e ngritura janë të pavërteta.

Syri i Kaltër është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të “Parkut Natyror” me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër, që mban brenda parkut.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *