Tabaku: Autokrati Rama, nuk dëshiron që Shqipëria të integrohet në BE

Për deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, fakti që Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e BE-së, tregon kryeministri Edi Rama, nuk e do anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian, pasi do të përballeshe me kontrollo të forta.

Gjithashtu ajo thekson se ndryshe nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, vendi ynë nuk duhet të refuzojë samitin e BE.

“Serbia nuk do të ulet si pasojë e kundërshtisë për sanksionet kundër Rusisë, RMV është duke u penguar nga problemet bilaterale me Bullgarinë, po Shqipëria përse refuzon BE? Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE ku kontrolli do jetë më i fortë. Po sikur ta ndërtojmë BE tonë këtu pavaresisht një date e një procesi që sot edhe prej Ramës është larguar kaq shumë?”, shkruan Tabaku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *