U votua në Kuvend/ Sa shkojnë pagat për presidentin, kryeministrin, ministrat e deputetët

Ligji i votuar në parlament për rritjen e pagave ndryshon shpërblimin mujor për 130 mijë punonjës të administratës, duke vendosur në krye të hierarkisë, sipas funksioneve, presidentin e republikës, kryeministrin dhe kryetaren e kuvendit.

Kreu i shtetit përfiton një rritje të konsiderueshme të pagës, nga 257 mijë lekë në 425 mijë lekë të reja. Pas tij vjen kryeministri dhe kryetarja e Kuvendit, të cilëve paga u shkon nga 228 mijë lekë, në rreth 393 mijë lekë të reja. Përfitues të konsiderueshëm janë edhe ministrat të cilëve ligji i ri u dyfishon pagat, nga 174 mijë e 760 lekë në 318 mijë lekë të reja.

Po kështu edhe deputetët të cilët propozuan përfshirjen e vetes së tyre në listën e përfituesve, dhe më pas votuan ligjin, do të kenë një pagë mujore prej 310 mijë lekë të reja, nga 156 mijë lekë që paguheshin deri tani. Paketa e miratuar sjell rritje edhe për drejtuesit e disa institucioneve, si komisioni i shërbimit civil, Autoriteti i Konkurrencës, AKEP-i, Enti Rregullator i Ujiit, AMA, Komisioneri për të Drejtën e Informimit, ai për mbrojtjen nga diskriminimi, etj, ku niveli I pagave vendoset në 255 mijë lekë të reja, nga 115 mijë lekë që ka qenë deri tani.

Rritja vijon në gjithë piramidën e administratës shtetërore, sipas koeficienteve të vendosur në ligj, ndërkohë që përfaqësues të mazhorancës, kanë theksuar se ligji jep zgjidhje problemit historik të pagave të mësuesve dhe mjekëve.

                                                         Ishte                     Bëhet
Paga e Presidentit                           257 000 lekë       425 000 lekë
Paga e Kryeministrit                       228 000 lekë       393.125 lekë
Paga e Kryetarit të Kuvendit          228 000 lekë        393.125 lekë
Paga e Zv. Kryeministrit                187 610 lekë        318 750 lekë
Paga e Zv. Kryetarit të Kuvendit   187 610 lekë         318 750 lekë
Paga e Deputetëve                        156 770 lekë          310 250 lekë
Paga e Ministrave                           174 760 lekë         318 750 lekë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *