U kapën me kokainë me vlerë mbi 50 mijë euro, si u shkatërrua grupi kriminal nga Durrësi, zbardhen detajet

Një hetim i nisur që nga dhjetori që lamë pas, u finalizua ditën e djeshme me arrestimin e 5 personave, si dhe u shpall në kërkim një tjetër. Të rinjtë merrnin lëndën narkotike kokainë në Shijak dhe e sillnin atë në Tiranë, duke e shpërndarë më pas në lokalet e natës në kryeqytet, në doza të vogla.

Ata operonin në aksin Tiranë-Durrës që prej një periudhe të gjatë kohore.

Ditën e djeshme, përmes metodave speciale të hetimit, agjentët e antidrogës lokalizuan dhe arrestuan në flagrancë këta shtetas, të cilët mbanin me vete edhe një sasi të konsiderueshme. Plot një kilogram, sasi e cila kap vlerën e tregut të mbi 50 mijë euro.

Gjate këtij operacioni u bë i mundur arrestimin i shtetasve:

Mario Dema, 27.04.1991, lindur dhe banues Rrashbull, Durres.
Ergi Saliu, dtl 07.01.1994, lindur Durres dhe banues Shijak.
Erges Nexhipi, dtl 18.10.1999, lindur dhe banues ne Durres, lagjia 7.
Brajan Lala, dtl 05.10.1999, lindur dhe banues ne Durres.
Ledjo Gashi, dtl 17.07.1997, banues Shijak lagjia “Popullore”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *