Gjendet brenda një kamioni gomonia 10 metra e gjatë, dyshohet se do përdorej për trafik

Një gomone që dyshohet se do përdorej për trafik droge është gjetur në Vlorë.

Gomonia është gjetur në një fermë në fshatin Babicë të Vlorës nga efektivët e operacionales, antidrogës dhe forcave “Shqiponja”.

Nga informacionet paraprake mësohet se gomonia është gati 10 metra dhe u gjet brenda një kamioni me jonxhë.

Sipas burimeve dyshohet se ajo mund të jetë përdorur ose do të përdorej për trafik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *