U kapën me 62 mijë litra naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, shtyhet seanca për 13 të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka shtyrë sot seancën për masën e sigurisë për 13 të arrestuarit që u kapën në Durrës me naftë kontrabandë nga Libia. Shkak është bërë mungesa e përkthyesit për 9 anëtarët e ekuipazhit të anijes libiane.

Arrestimi i tyre dhe tre shqiptarëve erdhi pas një operacioni të përbashkët mes Shqipërisë dhe Guardia di Finanza ku u kapën 62 mijë litra naftë kontrabandë pranë Portit të Durrësit që vinte nga Libia. Anijet u konstatuan më 12 janar, kur u arrestuan anëtarët e ekuipazhit të ‘Geni’ dhe një ditë më pas u vunë në pranga anëtarë e ekuipazhit të anijes libiane.

Në ekuipazhin e anijes shqiptare u arrestuan Elton Qevani, 31 vjeç, pronari Klajdi Kapxhiu, 30 vjeç, kapiteni dhe dy marinarët Selim Gaba, 65 vjeç, banues në Durrës dhe Muhamet Eltawargy, 50 vjeç, shtetas i huaj, pjesë të ekuipazhit ‘Geni’. Ndërsa ne ekuipazhin e anijes libiane u arrestuan Muhamed Arafe, 48 vjeç, Ahmed Zantawi, 34 vjeç, Ahmet Abdurrabu, 32 vjeç, Said Nëegi, 38 vjeç, Muhamed Mahmut, 61 vjeç, Eshref Kahlife, 34 vjeç, Islam Ashkar, 34 vjeç, Ali Hadad, 43 vjeç dhe Adil Badawi, 55 vjeç.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *