Getinjo heq dorë nga BBV Kosova, banorët shpërthejnë në lot

“Deri këtu është boll” kështu u shpreh Getinjo Prime-in e djeshëm kur lajmëroi se dëshiron me vullnetin e tij të plotë të largohet nga “Big Brother Vip Kosova”.

Kështu reperi la në mes rrugëtimin e tij në “BBVK”, duke shtuar se për të nuk janë më të rëndësishme paratë, por qëllimi i tij ishte ta njihnin njerëzit si ishte ai në jetën e përditshme dhe të zbehte sadopak paragjykimet që publiku ka për të.

Këtë vendim të reperit, banorët nuk e pritën aspak mirë. Sidomos Stresi i cili ka shpërthyer në lot. Jo vetëm kaq, ai u shpreh se po doli Geti do të dilte edhe ai. Mirëpo Getinjo e ka bindur të vazhdojë lojën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *