U helmuan nga kërpudhat, humbin jetën 3 anëtarë të një familje gjatë pushimeve në Gjirin e Lalzit

Tre anëtarët e një familje nga Gjilani i Kosovës kanë humbur jetën dje, pasi janë helmuar nga kërpudhat, të cilat i kishin mbledhur vetë dhe po i konsumonin në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit në Durrës. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, 2 mjekë të qendrës Shëndetësore Manëz janë vënë në hetim, pasi akuzohen se nuk kanë dhënë mjekimin e duhur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale ‘Mjekim i pakujdesshëm’, shtetasit Sh. B., 54 vjeç  dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qendrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( familjarë), të cilët nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpudha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit janë helmuar”, njoftoi policia.

Tre anëtarët e familjes, Afrimi, Elfetja dhe Ferdinazja kanë vdekur për shkak të dyshimit se janë helmuar teksa ishin në Shqipëri me pushime.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i komunës Gjilan, i cili shprehu ngushëllimet e tij dhe kërkoi nga autoritetet shqiptare zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Afrimi, Ferdinazja dhe Elfetja dyshohet se janë helmuar nga disa kërpudha që kishin mbledhur, dhe më pas i kishin konsumuar në shtëpinë e tyre në Gjirin e Lalzit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *