U dëmtua në kokë gjatë kohës që ishte në pishinë, 30-trasportohet në spitalin e Traumës

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në një pishinë, ku një 30-vjeçar është dëmtuar në kokë gjatë kohës që ishte duke notuar në pishinë.

I riu është dërguar në spital e Traumës në Tiranë, për të marrë mjekim.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në mesditë, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Dibër, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në kokë, duke notuar në pishinë. 30-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *