Çmenduri në Gramsh/ I moshuari merr përpara shtyllat e ndriçimit

Një aksident rrugor ka ndodhur në Gramsh, pasi një 64-vjeçar është goditur me 4 shtylla të ndriçimit.

Burime për median bëjnë me dije se shtetasi me iniciale E.K., në gjendje të dehur me mjetin e tij tip ’Fouristradë’ ka këputur shtyllat e qytetit. Mësohet se i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ku fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur  forcat e policisë dhe pas ekspertizës e testit të pijeve alkoolike rezultoi se drejtuesi i mjetit, i cili u vu nën pranga ishte nën efektin e alkoolit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *