Tymosi marijuanë me Snoop Dogg, Bebe Rexha “qortohet” nga babai

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me reperin Snoop Dogg pak ditë më parë.

Ylli i muzikës pop shpesh ka folur për familjen e saj tipike shqiptare, të cilët edhe pse prej vitesh kanë ndërtuar jetën në Amerikë nuk i kanë harruar sjelljet tradicionale.

Kjo u vërtetua edhe njëherë pasi babi i këngëtares nuk e ka pritur aspak mirë videon që u publikua nga ajo, duke tymosur marijuanë me Snoop Dogg.

Si një baba tipik shqiptar ai e ka telefonuar i nervozuar dhe i ka “bërë namin” këngëtares.

“Babai im më thirri dhe më tha: ‘Çfarë po bën? Pse po tymos në një video të publikuar në internet? A je e çmendur?’

“Unë thashë: ‘Babi, është Snoop Dogg. Nëse do të tymos me dikë, ai duhet të jetë Snoop Dogg’,-tha Bebe.

Kënga “Satellite” është pjesë e albumit të ri të Bebe Rexhës, titulluar “Bebe”, i cili do të publikohet i plotë më 28 prill.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *