Tiranë/ 56-vjeçari bie nga kati i katërt, transportohet në spital

Një shtetas 56-vjeçar ka rënë nga kati i katër i ballkonit, në rrugën “Margarita Tutulani” në kryeqytet. Sipas policisë, ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.04.2023, rreth orës 07:15, në rrugën “Margarita Tutulani”, ka rënë nga kati i katërt i pallatit, shtetasi A. B., 56 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *