Tragjike në Itali/ Humb jetën në aksident i riu shqiptar, plagoset i ati (Emri)

Një 18-vjeçar shtetas shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, mbrëmjen e djeshme në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktimë ka mbetur i riu, Admir Hoti, ndërsa babai i tij është plagosur.

Aksidenti ndodhi në unazën e Portogruaros rreth orës 20:00 të mbrëmjes. Në përplasjen e frikshme janë përfshirë dy makina.

Shkak i përplasjes ka qenë rrëshqitja e një automejti tip ‘Fiat Grande Punto’, i cili u përplas me një Chevrolet. Nga përplasja e fortë, Fiat-i i shqiptarit u nda në dysh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *