613 kg kokainë nga Kolumbia/ SPAK kërkon pushimin e hetimit për babain e Arbër Çekajt

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme që të pushojë hetimin për Selim Çekajn, babain e Arbër Çekajt. Ky i fundit është i dënuar me burg për trafikimin e 613 kg kokaine nga Kolumbia në Shqipëri.

Selim Çekaj akuzohet për një sasi tjetër kokaine pasi në kompaninë e djalit të tij u kap një prej 49 kg kokainë të gjetur në shasinë e një kontenieri me banane të porositur në Ekuador nga kompania nën administrimin e tij “Ecoalmax”.

Gjatë hetimit të SPAK nuk është provuar që Çekaj të ketë pasur dijeni mbi sasinë e drogës e as të jetë angazhuar për trafikimin e saj.

Selim Cekaj qëndroi në masën e sigurisë “arrest në burg” nga prilli në tetor 2021 e më pas masa ndaj tij u zbut me kërkesë të SPAK dhe atij vetë në “arrest shtëpie” e në “detyrim për paraqitje”. Pas arrestimit dhe gjatë hetimit ai kundërshtoi akuzën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *