Tragjeditë në Vlorë dhe Velipojë/ Dom Gjergj Meta: Do të doja t’ju uroja një të dielë të bukur, por nuk më bëhet…  

Ipeshkivi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, ka ndarë një mesazh për gjithë besimtarë e shqiptarët pas dy ngjarjeve tragjike që tronditën Shqipërisë, aksidentit me 4 viktima në Fier-Vlorë, si dhe vrasjes po me 4 viktima ditën e sotme në Velipojë.

Dom Gjergji thotë se, do të donte t’i uronte gjithë secilit të dielë të mbarë, por nuk i bëhet.

Ai gjithsesi i uron secilit çfarë mund të jetë e mirë për sot, sidomos paqen e zemrën.

Statusi i plotë nga Dom Gjergj Meta në profilin e tij në Facebook:

“Të dashur miq e jo miq,

Kushdo që lexon këto rreshta,

Do të doja t’ju uroja një të djelë të bukur sikurse bëj shpesh, por nuk më bëhet, sidomos kur mendoj familjen e shuar dy ditë më parë dhe katër të vrarët mbrëmë në Velipojë.

Atëherë po i them:

Kush martohet sot u gëzoftë!

Kush lind sot, pastë jetën e gjatë!

Kush po pushon, pushoftë i qetë!

Kush po punon, ia bekoftë Zoti djersën!

Kush po hidhërohet, ia ngushëlloftë Zoti zemrën!

Kush po vuan, paftë dritë sa më shpejt në fund të tunelit!

Kush ka humbur të afërmit, mos paftë më keq me sy!

Kush po lutet, iu dëgjoftë lutja!

Secilit i uroj atë çka mund të jetë më e mirë për të sot, sidomos paqen e zemrës!

+ D. Gjergji”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *